Saturday, July 7, 2012






    Nis projekti që do të rikthejë biçikletat në Parkun e Liqenit!



Qarkullimi i biçikletave tek Parku i Liqenit të Tiranës ka disa muaj që është i ndalua me vendim të Bashkisë pas ankesave të këmbësorëve, që ndjeheshin në rrezik nga dyrrotakët. Shqetësimet e tyre janë të kuptueshme, ndërkohë Parku i Liqenit është e vetmja hapësirë në kryeqytet ku biçikleta mund të përdoret pa vënë në rrezik pedaluesin, sikundër ndodh kur ai qarkullon nëpër rrugë dhe bulevarde, pas emetimeve të makinave voluminoze, që ndonjëherë duket sikur punojnë me qymyr. 





Ne pranë Ecovolis, këtë vendim e respektuam por nevoja për një zgjidhje afatgjatë dhe të sigurtë u bë imediate. Stacioni që ndodhej tek diga e liqenit u mbyll, dhe të gjithë pedaluesit informohen se qarkullimi tek liqeni është i ndaluar. Kjo gjë, edhe pse me kosto të lartë për strukturën tonë, ishte e domosdoshme në kuadër të dëshirës tonë për të krijuar një partneritet afatgjatë me strukturat e Bashkisë.



Në kuadër të këtij partneriteti, që nga ndalimi i biçikletave, ne nuk kemi reshtur së lobuari pranë Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizsshmërisë, ku drejtoresha Nerejda Hoxha është treguar vërtet bashkëpunuese dhe e ka ngritur këtë çështje për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë.


Për të rikthyer dyrrotakun tek liqeni dhe pikërisht për këtë arsye, para pak kohësh, dhe pas propozimeve të shumta që i kemi paraqitur Bashkisë, iu drejtuam Parkut të Liqenit të shoqëruar nga punonjës kompetentë të Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizsshmërisë për të parë konkretisht terrenin që mund të përdoret pranë liqenit nga pedaluesit.







1 comment:

  1. yohuuuuuuuu me ne fund do te mund te shetisim nga liqeni me biciklete pa u bezdisur nga policat :))))

    ReplyDelete