Monday, July 2, 2012





Të shkosh për pushime në një vend aq të bukur dhe mikpritës sa Jali është vërtet një dhuratë që i bëjmë vetes pas një viti të lodhshëm dhe impenjativ. Por të mundesh edhe atje mos t’i ndahesh pasionit për biçikletën është një dhuratë që ju a sjell me shumë kënaqësi nisma Ecovolis.

Pas tentativës së parë verën e kaluar, e cila rezultoi e suksesshme dhe u përqafua nga pushuesit, Ecovolis shkon me pushime në plazhin e mrekullueshëm të jalit, dhe merr emrin Ecovolis al mare. Ky gjest mirënjohjeje nga ekipi Ecovolis për përdoruesit e biçikletës në kryeqytet, nuk është vetëm simbolik. Jali dhe plazhet përreth ofrohen vërtet për xhiro të mrekullueshme, pasi plazhet e afëerta, të virgjëra dhe të fshehta janë në shumicën e tyre të aksesueshme nga kodrina që rrethon këtë breg mahnitës.

Nëse dëshironi vende të qeta dhe të izoluara, në vend të ecni gjatë nën diellin përvëlues, ose të lëvizni makinën për distanca kaq të shkurtra, tani mund të merrni një biçikletë, dhe për 5 minuta jeni në plazhin e pasqyrave, ose tek akuariumi, ose dhe më larg. Biçikletën mund ta përdorni edhe për të lëvizur nga njëri cep i plazhit të Jalit tek tjetri, pasi megjithëse duket i vogël linja bregdetare e këtij plazhi kërkon gjithësesi pak kohë për t’u përshkuar.
Nga ana tjetër, edhe pas një dite të bukur në plazh e në kamp, një xhiro me mountain bike përgjatë plazhit dhe kodrës do ju ripërtërijë nga dita e lodhshme (duke bërë qejf) dhe pas një dushi të freskët do bëheni të rinj fringo...
Kampingu i Jalit ka vërtet shumë aktivitete, nga kinemaja verore, tek mbrëmjet karaoke apo tek kampionatet e lojrave të tavolinës. Por risia e këtij viti që sjell dyrrotakun deri tek çadra juaj është një kënaqësi më vete që ne mezi presim ta ndajmë me ju. More info












No comments:

Post a Comment